Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mashtrim me borxhet, një pronar i rremë kompanie përlan 70 milionë lekë në Tiranë
English

Mashtrim me borxhet, një pronar i rremë kompanie përlan 70 milionë lekë në Tiranë

Arrestohet në Tiranë Fatjon Podri i dyshuar për mashtrim të disa subjekteve tregtare

Tiranë, 20 Korrik 2010 NOA – Mashtrimi i disa kompanive tregtare ishte kthyer në profesion i parë për një 28-vjeçar i cili ka arritur të përlajë jo pak por plot 70 milionë lekë të rinj, por denoncime të reja pritet të mbërrijnë në policinë e Tiranës.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, konfirmuan për agjencinë NOA se u arrit kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i Fatjon Shpëtim Podri, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Ndaj Podrit, nga ana e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar janë depozituar disa kallëzime penale nga disa shtetas të dëmtuar.

Nga hetimi doli se Fatjon Podri mashtronte duke u prezantuar si administrator i një Kompanie Private mashtronte tregtarë të subjekteve të ndryshme në Tiranë (si kampistë, zyra exchange, etj.) duke i mashtruar në kohë e vende të ndryshme, me synim posedimin e një shume të konsiderueshme parash, e cila deri më tani shkon në përfitimin e 70 milionë lekëve.

Fillimisht, Podri u merrte para borxh tregtarëve të ndryshëm, duke iu premtuar dhe interesin e parave të marra borxh. Në huatë e para të marra, ai është treguar korrekt në kthimin e parave së bashku me interesin.

Por kjo histori ka vazhduar pas hedhjes së grepave, me mashtrime pa hesap. “Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se Podri këtë aktivitetet të paligjshëm e ka ushtruar për afro një vit e gjysmë, duke përfituar më anë të mashtrimit shumën e parave e cila deri më tani shkon në 70 milionë lekësh”, - i konfirmoi zyrtarisht agjencisë NOA, Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Aktualisht, nga strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Kryeqytetit po punojnë mbi evidentimin e të tjerë qytetarëve dhe tregtarëve të tjerë të dëmtuar dhe mashtruar nga ky shtetas, ndërkohë që i fton ato të paraqiten për të depozituar kallëzimin e tyre në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Sakaq, materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Podrit, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit”.

r.n/NOA

KOMENTE