Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbahet sot konferenca e donatorëve për Afganistanin
English

Mbahet sot konferenca e donatorëve për Afganistanin

Kabul, 20 Korrik, NOA – Përfaqësues nga 60 shtete të botës dhe organizata ndërkombëtare të njohura mblidhen sot në Kabul të Afganistanit në një konferencë të posaçme për ndihmat ndaj këtij vendi prej vitesh në konflikt ushtarak.

Bëhet me dijeni se kjo konferencë do të drejtohet nga presidenti afgan, Hamid Karzai, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, i cili do të bëjë thirrje për unitet mes popullit afgan në fjalën e hapjes së këtij samiti të rëndësishëm.

Pritet që zyrtarët afganë të shpalosin dedhe etajet e një programi qeveritar që synon ri-integrimin e luftëtarëve talebanë që bien dakord të lëshojnë armët, braktisin Al Kaedën dhe pranojnë kushtetutën e vendit.

Nga ana e saj, sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, e cila mbërriti në Kabul të nga Pakistani, tha se konferenca do të tregojë udhëheqje dhe përgjegjësi më të mëdha afgane.

n.e/NOA

KOMENTE