Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meksikë, banditet ndërpresin festën, 17 viktima dhe shumë të plagosur
English

Meksikë, banditet ndërpresin festën, 17 viktima dhe shumë të plagosur

Meksikë, 20 korrik 2010 NOA - Një festë që po zhvillohej në një qytet në Meksikë ka përfunduar në gjak. Kanë qenë të paktën 17 të rinj të cilët janë vrarë me armë zjarri nga një grup i panjohur që ishte pjesëtar në këtë festë miqsh në Torreon të Meksikës veriore. Në një numër të madh kanë qenë dhe personat e plagosur. Gjithçka është bërë e ditur nga shtypi meksikan. Ishte një masakër e vërtetë.

Disa njerëz të armatosur kanë ndërhyrë në këtë festë duke qëlluar mbi personat që ndodheshin atje dhe lanë të vdekur të paktën 17 djem armë zjarri. Diçka e tillë është njoftuar dhe nga burimet policore.

Me sa është bërë e ditur të armatosurit kanë bllokuar çdo dalje të dhomave dhe kanë filluar të qëllojnë të ftuarit, ku përveç 17 viktimave janë numëruar dhe me dhjetëra të tjerë të plagosur.

Hetuesit në Torreon, kanë pohuar se numri i të vdekurve mund të rritet në orët e ardhshme.

Është bërë e ditur gjithashtu se disa nga personat e plagosur që janë shoqëruar në spital ndodhen në një gjendje mjaft kritike për jetën. r.b/NOA

KOMENTE