Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti, Ramës: Ndalni shpifjet, ILDKP të hetojë pasurinë time. Të ftoj t'i bësh analizat për drogë publikisht
English

Prifti, Ramës: Ndalni shpifjet, ILDKP të hetojë pasurinë time. Të ftoj t'i bësh analizat për drogë publikisht

Tiranë, 20 korrik, NOA - Ministri i Ekonomisë, Turizmit dhe Energjitikës, Dritan Prifti hodhi poshtë akuzat dhe shpifjet e Partisë Socialiste për pasurinë e tij dhe ftoi kryesocialistin Edi Rama të vërtetojë që nuk përdor lëndë narkotike.

Duke iu referuar artikullit të sotëm të gazetës së PS-së, ku publikohej se ministri Prifti kishte në Londër një vilë 1 milion euro, një tjetër pronë kjo e padeklaruar, për të cilën ministri i Ekonomisë deklaroi se “E them me përgjegjësi të plotë, morale, ligjore e politike, as kam, as kam pasur dhe as kam në plan të kem ndonjë vilë këtu ku thonë këta, e aq më shumë të padeklaruar në deklaratën time të pasurisë. Pra, është thjesht shpifja e radhës, shpifje, për të cilën unë sot kam autorizuar avokatin tim, që të mbledhë dhe të gjitha shpifjet e ditëve të fundit të Zërit të Popullit dhe të përfaqësuesve të PS, të bëjë kallëzim penal për shpifje në institucionet e shtetit ligjor”.

Duke iu referuar akuzave të PS-së dhe liderit të opozitës Rama, Prifti nënvizoi se ndihet i çuditur që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive deri tani nuk ka bërë asnjë lloj deklarate në lidhje me gjithë këto shpifje.

Në këtë kontekst ministri Prifti ftoi ILDKP-në të hetojë sa më shpejt pasurinë e tij të vënë gjatë gjthë viteve.

Ai kërkoi po ashtu që ILDKP të verifikojë dhe të informojë sa më shpejt pulikun, si zëri i pavarur dhe i së vërtetës, që shpifjet, si kjo e publikuar më së fundmi të marrin fund.

Ai dha shpjegime për zotërimin e disa aksioneve në një kompani private, të cilat i ka shitur në momentin kur iu besua posti i zyrtarit të lartë, pasi aksionet private përbënin konflikt interesi.

“Nuk kam gënjyer dhe as do të gënjej ndonjëherë opinionin publik, institucionet shtetërore, që merren me deklarimin e pasurive. Por, ata që gënjejnë, shtrembërojnë dhe shpifin janë Edi Rama dhe ushtarët e tij që ka nga mbrapa”, përgënjeshtroi ndërkaq Dritan Prifti akuzat ndaj tij.

Ndër të tjera ai vijoi akuzat ndaj Ramës, duke thënë “A ka ndonjë shqiptar të vetëm që beson se Edi Rama është i pastrehë? A ka ndonjë shqiptar të vetëm që beson se Edi Rama nuk ka shtëpi dhe jeton me nënën e tij? A ka ndonjë shqiptar të vetëm që mendon se pasuria e Edi Ramës është vetëm tre mijë euro”?

Duke vazhduar rishtas me akuzat ndaj Ramës, Prifti sqaroi se “Unë para disa kohësh e kam akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste për përdorim lëndësh narkotike, pasi e kam parë atë me sytë e mi, në zyrën e vet, duke përdorur kokainë. Si e shpjegoni, që Edi Rama, për një akuzë kaq të rëndë, që unë ia kam bërë me zë dhe me figurë përpara gjithë opinionit publik, akoma sot nuk ka dhënë një përgjigje”?

Sipas Priftit është pikërisht kjo ajo për të cilën duhet të përgjigjet Edi Rama.

Ministri Prifti shkoi më tej duke iu referuar një kandidimi të mundshëm të Edi Ramës për Bashkinë e Kryeqytetit, duke thënë se “A jemi ne si shqiptarë të gatshëm të mandatojmë në krye të pushtetit një njeri, i cili merr drogë? Një njeri, i cili është i varur nga lëndët narkotike? Pra, Edi Rama lë të dalë njëherë me burrëri dhe të thotë është i droguar apo nuk është i droguar, dhe pasi të thotë Edi Rama që nuk është i droguar, unë do t’i paraqes opinionit publik shqiptar të gjithë provat që unë kam, përveç atyre që i kam parë me sytë e mi, për toksikimin e tij”.

Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti i hapi një tjetër sfidë kundërshtarit të tij Rama, ku i kërkoi këtij të fundit të bëjnë publikisht analizat e gjakut dhe analizat e flokut, të cilat tregojnë nëse ai ka qenë përdorues lëndësh narkotike dhe nëse ai vazhdon të jetë një i tillë.

Prifti i bëri thirrje kryetarit të opozitës të respektojë shqiptarët, të respektojë të vërtetën, të ndalojë shantazhin, të ndalojë shpifjet dhe t’i flasë popullit të vet vetëm të vërtetën, pikërisht atë që Rama ka një vit që e kërkon, transparencën.

I pyetur lidhur me kredinë e marrë prej Priftit për nisjen e biznesit të tij, ministri tha se e paguan kompania, ngase sipas tij nuk është kredi personale, por e marrë nga kompania në fjalë.

Ndërsa lidhur më pagesën e tatimit mbi aksionet e shitura, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti rishtas nënvizoi për kryesocialistin Rama “Unë e di që Edi Rama nuk di as tabelën e shumëzimit, por unë nuk e dija që në gjithë partinë e vet nuk ka dy ekonomisë që t’i tregojnë ligjet e këtij shtetit. Nëse dikush shet aksionet nën vlerën minimale të tyre, nuk paguan asnjë lloj tatimi në këtë shtet, pasi 10 përqind e vlerës jepet vetëm nëse aksionet shiten mbi vlerën e tyre nominale.

mit/NOA

KOMENTE