Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Profil-Biznes/ Kukes: Ne Bushat, Tek Bizneset Bujqesore Te Familjes Zela
English

Profil-Biznes/ Kukes: Ne Bushat, Tek Bizneset Bujqesore Te Familjes Zela

KUKES, 20 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Familja Zela nga fshati Bushat i Kukësit është ndër bizneset e verilindjes, që me gjithe vështirësite e hasura, ja ka dalë të ngrejnë bizneset sipas kërkesave të tregut, ku çmimet janë në ulje relative të cmimeve. Një prej zonave më prodhimtare është fshati Bushat, 10 km larg Kukësit me 350 banorë. Bushati ka qenë i njohur më herët për kalanë mesjetare dhe fabrikën e tullave, tashmë e shkatërruar, por fshati me pak banorë krenohet sidomos me perimet e stinës si, domatet, specat, bamjet etj. Një prej agronomëve të njohur, Sefë Cengu, specialist këshillimor në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, thotë se veçanërisht per perimet, Bushati zë vend të vecantë. "Nuk është e lehtë të gjesh prodhime të Bushatit, pasi blerësit shkojnë kryesisht në vendin e prodhimit", thotë Festim Zela, një nga prodhuesit e mëdhenj të zonës. "Tregun e kam të siguruar", shton ai. Në Bushat, ferma e familjes Zela përmendet jo vetëm për cilësine e prodhimeve, por dhe organizimin, disiplinën e rregullin që mbizotëron në grupin e vogël familjar, edhe pse ende nuk ka arritur të krijojë "dinastinë". Katër vëllezër punojnë aty bashkë me gratë e tyre dhe të pandarë, si rrallë në zonën verilindore. Kanë në pronësi 9 hektarë tokë dhe zbatojnë një konvejer të gjelbër, sic thonë agronomët, të përpiktë, ndërsa biznesin e tyre kryesor, kanë serat diellore dhe me kaldajë. "Kemi 2 mijë m2 sera ku kultivojmë tranguj, domate, speca etj", tregon Fermeti, vëllai i madh, specialist veterinar flet në emër të familjes, ndersa mbulon dhe cështjet e "jashtme": tregun dhe furnizimin me lëndë ndihmëse dhe mjete pune. "Gjithë biznesin e kemi nisur në fund të viteve '90-të, fillimisht me një serë dhe vit pas viti duke investuar, kemi arritur që të furnizojmë gjithë tregun e qytetit", thotë Fermeti, që si biznesmen, nuk jep shifrën e saktë të fitimit vjetor, por pohon se fitimi është relativ dhe jo i paktë. Investimi i kryer në serat familjare arrin deri tani në 100 mijë dollarë në total. Dhe gjithçka me familjen e ka bërë, pa mbështetjen e askujt. "Bankat nuk i njohim, as na ka qëlluar të merremi me to, pasi të ardhurat i administrojmë në familje, diskutojmë çfarë shpenzimesh duhen bere dhe çfarë duhet blere, ndajmë mënjanë lekët për sigurimet shoqërore për të gjithë ne që punojmë dhe kaq. Llogaria është e thjeshtë, pasi në punë e biznes hile nuk i bëjmë njëri-tjetrit, ndërsa fitimin e llogarisim së bashku dhe e ndajmë bashkë", thote ai. Nje shumë jo të vogël të hollash familjes Zela i është dashur ta shpenzojë për zgjidhjen e disa problemeve të infrastrukturës së fermës private. Një nga problemet e zgjidhura jo pa shpenzime, por që i ka dhënë pavaresine biznesit, siç thonë Zelët, është marrja e ujit per vaditje nga liqeni, poshtë serës me një ngritje prej 30 metrash. Shpenzojne energji elektrike, por e shlyejne ate deri me nje dhe nuk i falen kujt. Kështu kanë krijuar një pavarësi të tyre, duke zgjeruar edhe tregun. "Gjatë një stine prodhimi, kemi arritur te shesim mbi 12 ton tranguj, 7 ton domate, 100 ton lakër etj", tregon Fermeti, që tregon se shitjet nisin ne fillim të majit me domaten, për të vijuar deri në vjeshtën e vonë, me lakren. "Kemi krijuar treg te qendrueshem, pasi serat i kemi ndërtuar me sistem ngrohje diellore dhe me kaldajë, me ujitje automatike dhe sigurojmë prodhim për një peridhë të mirë të vitit", thote ai. Fermeti me familjen e vellezerit eshte vetem nje prej shembujve te shumte ne zonen verilindore, ku toka bujqesore eshte vene ne eficence te plote, duke i sherbyer gjithe komunitetit. /a.ke/
KOMENTE