Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News/ Kukes: Ne Privatizim Edhe Oxhaku I Ish-Uzines Se Bakrit Ne Rrexhepaj
English

Soft News/ Kukes: Ne Privatizim Edhe Oxhaku I Ish-Uzines Se Bakrit Ne Rrexhepaj

KUKES, 20 korrik/ATSH-R.Hoxha./- Në proces privatizimi janë hedhur 5 objekte të Ish-uzinës së pasurimit të bakrit në Rexhepaj, rreth 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, mes të cilave edhe oxhaku me lartësi 50 metra. Kryetari i degës së Shoqërive Publike të qarkut, Naim Pacara, tha sot për ATSH-në, se "oxhaku me lartësi mbi 50 metra, ka vlera privatizimi, pasi prishja e tij sjell jo pak fitim nga shitja e hekurit e materialeve të tjera me të cilat është ndërtuar". Ish-uzina e pasurimit të bakrit në Rexhepaj, rreth 3 kilometra larg qytetit të Kukësit që ka pushuar funksionin prej 19 vitesh, ndërsa përmes saj kalon autostrada Morin - Kukës - Durrës, ekziston ende në inventaret e pasurisë shtetërore. Kryetari i degës së Shoqërive Publike të qarkut, Naim Pacara, thotë se "ekspertët kanë kryer procesin e vlerësimit, ndërsa priten ofertat për privatizimin e objekteve, në një proces të stërzgjatur, që ka bërë që mjediset e shumta të objektit industrial, të kthehen në gërmadha". Nisur nga fakti se objektet zënë sipërfaqe të madhe toke, pritet që privatizimi i tyre më shumë se për objektin - gërmadhë, bëhet për tokën, e cila duke qenë afër autostradës, mund të përdoret për hapjen e disa bizneseve private mjaft fitimprurëse./n.m/
KOMENTE