English

Sport-Merkato/ Elis Bakaj Në Provë Tek Hanoveri

TIRANË, 20 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Elis Bakaj, ka udhëtuar drejt Austrisë për t'u bashkuar me skuadrën e Hanoverit. Sulmuesi i Dinamos do të zhvillojë një provë disaditore me skuadrën gjermane, që për momentin po zhvillon fazën përgatitore në Austri. Futbollisti i kombëtares, Altin Lala, është bërë shkak që Bakaj të afrohet tek Hanoveri, por tani do të jetë stafi teknik i skuadres gjermane që do të vendosë për të ardhmen e lojtarit shqiptar. Bakaj do të mungojë në ndeshjen që Dinamo do të luajë sot kundër Sheriff Tiraspolit, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", për Ligën e Kampioneve, pasi në ndeshjen e parë u ndëshkua me karton të kuq. /a.ke/
KOMENTE