English

Trafikanti fshihte nën bluzë ... 18 majmunka

Lima, 20 Korrik, NOA – Ata kujtuan se me siguri do të fshihte drogë nën bluzë, por gabuan, pasi trafikanti këtë herë nuk ishte nga ata që policia shpesh kap në të tilla raste, me kilogramë droge të fshehura mirë.

Bëhet fjalë për një trafikant aspak të zakonshëm, 18-vjeç nga Peruja, i cili merrej me transport të kafshëve kontrabandë.

Ai është kapur në Meksiko me 18 majmunka nën bluzë, kafshë të cilat synonte t’i shiste.

Ndërkaq, 2 prej majmunëve të lidhur në qese, kishin ngordhur.

Ato ishin të llojit të rrallë titi, me origjinë nga Amazona dhe me gjatësi jo më të madhe se 15 cm, të cilat mund të shiten nga 800 deri në 3.000 dollarë.

n.e/NOA

KOMENTE