Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes 16-vjeçari i goditur nga skafi, shkarkohet drejtori i Policisë Kufitare të Durrësit
English

Vdes 16-vjeçari i goditur nga skafi, shkarkohet drejtori i Policisë Kufitare të Durrësit

Adoleshenti Petrit Matraxhiu ndërroi jetë sot në mëngjes pasi u masakrua nga goditjet me motoskaf. Banorët pohojnë se shteti është në shkallën vrastare të papërgjegjshmërisë duke lejuar skafe, gomone e skutera të gëlojnë në breg të detit e deri në rërë

Durrës, 20 Korrik, NOA – Goditja fatale e një djali 16-vjeçar nga një motoskaf, teksa po notonte afër bregut në zonën e plazhit të Durrësit, i ka kushtuar jo vetëm atij jetën, por edhe postin drejtorit të Policisë Kufitare në qytetin bregdetar.

Ky fakt sapo u konfirmua nga burime policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, sot paradite është marrë vendimi nga ministria e Brendshme për shkarkimin nga detyra të Naim Manukës, i cili ka qenë drejtor i Policisë Kufitare të Durrësit.

Mësohet se shkaku i këtij shkarkimi ka qenë vdekja e 16-vjeçarit Petrit Matraxhiu, banues në Katundin e Ri të Durrësit, i cili ndërsa ishte në breg të detit dhe po lahej, është goditur fatalisht nga një motoskaf.

Mëngjesin e sotëm, ai gjeti vdekjen në spital, pas plagëve të rënda dhe përpjekjeve të pamundura të mjekëve për ta risjellë në jetë.

Ngjarja e ndodhur dje rreth orës 14.30, në zonën e plazhit ne Fshatin Rinia Durrës, mban si autor të saj 38-vjeçarin Indrit Murati, i cili drejtonte motoskafin dhe ka qenë i papajisur me dëshmi aftësie, tashmë i vendosur në pranga nga policia.

Policia tha se materialet e para hetimore rreth tij për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje dhe drejtimit të mjetit pa dëshmi aftësie, iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE