English

VIDEOLAJM - Rusi, gomari fluturon me parashutë

Rusi, 20 Korrik NOA - Një “gomar fluturues” është parë në brigjet e Detit të Zi, në Rusi. Të pranishmit në ato plazhe kanë parë një gomar të lidhur me një parashutë i cili fluturonte në ajër.

Ajo ishte një iniciativë e diskutueshme për reklamat e një plazhi privat. Pasi e vunë në dijeni të këtyre imazheve të nxjerra nga një televizion rus dhe në Youtube, policia hapi një hetim në lidhje me këtë çështje.

“Gomari u ul në një mënyrë të tmerrshme, u tërhoq zvarrë disa metra në ujë dhe u nxor gati i vdekur”, - raportoi gazeta ruse “Taman”.

r.b/NOA

{youtube}hEep5BrexT0{/youtube}

KOMENTE