Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albtelekom, Pakete Me Internet Pa Limit
English

Albtelekom, Pakete Me Internet Pa Limit

TIRANE, 21 Korrik /ATSH/- Kompania "ALBtelecom" sjell surprizën më të bukur të verës për të gjithë përdoruesit e internetit. Duke filluar nga sot (21 Korrik), për të gjithë ata që kërkojnë internet të shpejtë, pa kufizime dhe me çmim të arsyeshëm, "ALBtelecom" hedh në treg paketën e internetit 4 Megabajt per sekond (Mbps) Pa Limit, për 3,999 lekë në muaj. Kjo paketë, u jep mundësi të gjithë përdoruesve të internetit të shkarkojnë filma, foto, video, informacion, të komunikojnë me video dhe zë si dhe të përfitojnë nga çdo gjë tjetër që ofron bota e mrekullueshme e internetit vetëm me kohën e një klikimi. Ata që zgjedhin të abonohen në këtë paketë nga data 21 Korrik deri më datë 25 Gusht 2010, "ALBtelecom" ofron mundësinë më fantastike, pjesëmarrjen në shorteun nga ku do të përzgjidhen 39 personat që do të kenë fatin të ndjekin live koncertin e U2 në Stamboll në datën 6 Shtator 2010. Në momentin që regjistrohen në paketën 4 Mbps Pa Limit 3,999 Lekë/muaj, klientët e "ALBtelecom" automatikisht do të jenë pjesë e shorteut. Superoferta për pjesëmarrjen në shorteun është e vlefshme deri më datë 25 Gusht 2010 dhe për fituesit përveç biletës së koncertit, paketa përfshin shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në hotel për një natë. Gjithashtu të gjithë abonentët ekzistues të paketave të ndryshme të ADSL, përveç klientëve të paketave ADSL Pro, të cilat nuk janë pjesë e ofertës, duke u abonuar në paketën 4 Mbps Pa Limit, do të jenë pjesë e shortet të madh dhe fituesit do të publikohen në një nga mediat kryesore. /e.xh/f.n/
KOMENTE