Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Canosinaj Prezanton Romanin Më Të Ri Jetë Të Marra Peng
English

Canosinaj Prezanton Romanin Më Të Ri "Jetë Të Marra Peng"

TIRANË, 21 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- "Jetë të marra peng", romani më i ri i shkrimtarit Viktor Canosinaj, kushtuar dashurisë së një burri të krishterë për një grua myslimane në pashallëkun ekzotik të Ali Pashë Tepelenës, ështe prezantuar sot në Teatrin e Metropolit. Alfonso dhe Velka, dy të dashuruar të guximshëm por jo të paprekshëm nga zemërimi i turmës dhe Pashait të Janinës, që i përndjek, për t'i çuar aty ku të tjerët i kanë paracaktuar. Fati i tyre ndërthuret dhe përcakton edhe fatin e personazheve të këtij romani. "Në këtë libër ka shumë mure. Raca njerëzore gjatë gjithë eksiztencës ka pasur muri të çdo lloji jo vetëm fizike por edhe të padukshme", tha shkrimtari Viktor Canosinaj, që sqaron se, romani trajton në dukje historinë e një dashurie të pamundur mes një arkitekti napolitan që jeton i marrë peng në Pashallakun e Ali Pashës, me një vajze myslimane. Sipas tij, " ky roman është mbështetur mbi një fakt historik pastaj është përpunuar gjerësisht me fantazi, ka elemente të trilluar brenda një konteksti historik të caktuar" . Romani synon të japë një interpretim të raportit mes tiranisë dhe lirisë, tha Canosinaj, duke shtuar se, " fakti që ngjarjet janë vendosur në një periudhë të largët historike si në fillimin e shek të 19-të, nuk do të thotë që ngjarjet ti përkasin vetëm kësaj periudhe. Një lexues që di të lexojë nëntekstin e librit do të kuptojë që nuk bëhet fjalë për pashallkënun e Ali Pashës, por për një të ardhme shumë të afërt tonën", tha Canosinaj. Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960 në Vlore. Pas studimeve universitare ne Gjuhë - Letërsi, punoi mësues letërsie, gazetar dhe përkthyes. Në vitet 70 publikonte poezi dhe vjersha të shkurtra. Ndërsa në fillim të viteve 80 botoi librin e tij të parë për fëmijë, duke ndjekur me botimin e tij të parë për të arritur në vitin 1989, ku fitoi edhe një çmim kombëtar. Pas rënies së komunizmit, Canosinaj doli si një prej autorëve më popullor të Shqipërisë në botimin e librave për fëmijë dhe të rinj. Ai është autor i disa veprave si , "Katër "yje" në qytet(1989), "Vite blu" (2006), "Një dashuri, sa dy oqeane" (2007), "Endrrat e anijes me vela", (2004), etj./n.m/
KOMENTE