Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del sot formulari A2 për degët e fakulteteve
English

Del sot formulari A2 për degët e fakulteteve

Tiranë, 21 Korrik, NOA – Publikohet sot për të gjithë maturantët në rang vendi, që duan të ndjekin studimet universitare, formulari A2, i cili sipas të dhënave të ministrisë së Arsimit, përmban 264 degë.

Ndërkaq, konkurrentët për në shkollat e larta kanë të drejtë që të zgjedhin 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave të tyre, duke shënuar edhe kodet që përfaqësojnë programet e studimit.

Bëhet me dijeni se ata do të shpallen fitues vetëm në një nga programet e studimit që kanë zgjedhur sipas parimit meritë-Preferencë, që përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore.

Por edhe për programe studimi të caktuara, sikundër edhe në bazë të plotësimit të kritereve të veçanta, të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Preferenca për një degë të caktuar, përcaktohet nga vetë kandidati, ndërsa fituesit e një programi studimi, përcaktohen nga kuotat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

n.e/NOA

KOMENTE