English

Dy të vdekur në një aksident me motor në Krujë

Krujë, 21 Korrik 2010 NOA - Ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Krujë, pasi dy persona kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Nga hetimet e para ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ku njëri prej viktimave ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Bëhet fjalë për Viktor Peraj, 42 vjeç, ndërsa tjetri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, por pa mundur t’i mbijetonte vdekjes.

Policia tha se vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar viktimën e dytë të aksidentit të sotëm.

a.b/NOA

KOMENTE