Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Kronika- Shkurt
English

Elbasan: Kronika- Shkurt

ELBASAN: arrestohet një 28 vjeçar për armëmbjatje pa leje Një 28 vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi mbi të rëndon akuza e "armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake". Burime të Policisë bëjnë të ditur se "arrestimi i 23-vjeçarit, Besnik Bardhi me banim në fshatin Shushicë të rrethit të Elbasanit u bë, pasi gjatë një kontrolli ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë dhe 3 krehëra me nga 18 copë fishekë". LIBRAZHD: Arrestohet 25-vjeçari i dënuar me 5 muaj burg për vjedhje Një 25 vjeçar, person i shpallur në kërkim u arrestua sot, nën akuzën për veprat penale "kanosje" dhe "armëmbajtje pa leje". 25-vjeçari Sami Berberi me banim në fshatin Gurakuq të rrethit të Librazhdit, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e kishte dënuar atë në muajin shkurt të këtij viti me pesë muaj heqje lirie për veprat penale të sipërpërmendura. Mësohet se 25 vjeçari qëndronte i fshehur në banesën e një të afërmi të tij në fshatin Gurakuq. LIBRAZHD: arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje Struktura të Komisariatit të Policisë së Librazhdit arrestuan sot një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale të "vjedhjes". Burime të Policisë lokale të Librazhdit bëjnë të ditur se "arrestimi i shtetasit Dëfrim Shuli 19 vjeç me banim në Librazhd u bë pasi akuzohet për veprën penale të "vjedhjes së kryer në bashkepunim". Po sipas këtyre burimeve 19 vjeçari më 16 qershor të këtij viti, në bashkëpunim me shtetasin Edmond Xhafa 23 vjeç kanë vjedhur motoçikletën e shtetasit A.O, banues në fshatin Dardhë-Librazhd. Policia po punon për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të tjera të kryera nga shtetasi i mësipërm./m.sadiku///a.s/
KOMENTE