Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forcohet Leku, Renie E Lehte E Euros Dhe Dollarit
English

Forcohet Leku, Renie E Lehte E Euros Dhe Dollarit

TIRANE, 21 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Kjo javë krahasuar me një javë më parë ka sjellë një vlerësim të lehtë të monedhës kombëtare lek. Sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve për pushime duket se ka nisur të japë efektet e para në kursin e këmbimit të lekut me valutat e tjera. Pas një periudhe të stabilizuar të tregut kjo javë ka nisur me rënie të vlerës së dy valutave kryesore euro dhe dollar. Në mesditën e kësaj të merkure në tregun valutor të Tiranës një euro këmbehej në blerje me 135.7 lekë në një kohë që një javë më parë kursi i këmbimit ishte fiksuar në 136.8 lekë. Kjo javë pra ka sjellë një zhvlerësim të euros me rreth 1 lek. Këto vlera janë të përafërta edhe me kursin zyrtar të këmbimit i fiksuar nga banka qëndrore. Ndërkohë, sipas shifrave të mesditës të së merkures rezulton që dollari të jetë zhvlerësuar edhe më shumë. 1 USD, këmbehet me 105 lekë në një kohë që një javë më parë këmbehej 107.8 lekë, pra me zhvlerësim prej 2.8 lekësh. Me rreth 0.5 lekë ndryshon kursi i këmbimit për shitjen e monedhave të huaja, duke patur një marzh të njëtë fitimi mes blerjes e shitjes për njësitë valutore. Sipas ekspertëve kjo tendencë për shkaqe të njëta pritet të vazhdojë edhe për javët në vazhdim. /a.s/
KOMENTE