Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gramsh-Pas 5 Orë Kërkimesh Polumbarët Nxjerrin Trupat E Pajetë Të Dy Të Rinjve
English

Gramsh-Pas 5 Orë Kërkimesh Polumbarët Nxjerrin Trupat E Pajetë Të Dy Të Rinjve

GRAMSH, 21 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.-Pas më shumë se pesë orë kërkimesh, në orët e vona të mbrëmjes se djeshme, polumbarët të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, kanë bërë të mundur të nxjerrin dy trupat e pajetë të të rinjve, të mbytur rreth orës 18.30 të mbasdites së të martës. Burime të Policisë bëjnë të ditur se "dy të rinjtë Elton Duzha 21 vjeç dhe Mariglen Kullolli 20 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, rreth orës 18:00 humbën jetën aksidentalisht ndërsa po laheshin në grykëderdhjen e përroit të fshatit Tërvol, në komunën Pishaj, 15 km larg qytetit të Gramshit". Të rinjtë, së bashku me disa bashkëmoshatarë të tyre, gjatë së martës kishin zgjedhur grykëderdhjen e përroit të Tërvolit për t'u larë, edhe pse ky vend është mjaft i rrezikshëm, pasi i përngjan një rezervuari të vogël./a.s/
KOMENTE