Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Histori/ Endrra E Gjon Markut, Mbetur Në Mes....
English

Histori/ Endrra E Gjon Markut, Mbetur Në Mes....

- Tregon historinë e dhimbshme Gjon Marku, një prej pasagjerëve të autobuzit të linjës Durrës-Fushë Arrëz TIRANË, 21 Korrik /ATSH, Mira Shkurta / - Pas dhjetë ditësh, Gjon Marku dhe familja e tij do transferoheshin në shtëpinë e re në Lezhë, të cilën fëmijët e kishin rregulluar vetëm një ditë para aksidentit fatal në fshatin Dom të Pukës. Gjon Markun, një nga pasagjerët e autobuzit të aksidentit tragjik të Fushë- Arrëzit, e takoj në Spitalin Ushtarak , ku gjendet bashkë me vajzën, ndërsa e di se e shoqja dhe djali, nuk jetojnë më. "Nëse ardhja ime në këtë spital do të ishte bërë gjysëm ore më vonë, nuk do të isha këtu ku jam sot, prandaj e falenderoj këtë personel të shkëlqyer mjekësor. Kam humbur gjithçka në jetë, për mua nuk vlen më asgjë. Mbas dhjetë ditësh pushimesh tek vëllai, do të transferoheshim në shtëpinë e re, që një ditë më parë e kishin rregulluar sipas dëshirës vajza dhe djali", vijon Gjon Marku, që prej vitesh punon në Mamurras si mësues. Por nuk harron të shtojë "bashkë me gruan time të ndjerë, Almën". "Në Laç të Kurbinit, u nisa me autobuzin e linjës Durrës- Fushë- Arrëz. Nuk u ndalëm askund për të pirë qoftë edhe një kafe, veçse për pak çaste pranë një lokali të braktisur për të pirë ujë dhe më pas rinisëm udhëtimin, nën temperaturat e larta të asaj dite", tregon ai. "Pasi kaluam Gjegjanin, rreth 2 km më larg, në kthesën e dytë të rrugës, shoferi frenoi, por në momentin e daljes nga rruga të gomës së parme, autobuzi filloi të rrokullisej. Në ato çaste të tmerrshme, mbaj mend klithma njerëzish dhe më pas autobuzi përfundoi në greminë", kujton ai. "Me gjithë ndihmën e menjëherëshme të banorëve të zonës përreth dhe strukturave të shtetit, tragjedia ishte e madhe. Shumica e pasagjerëve që udhëtuan bashkë me mua në autobus, humbën jetën. Pranë meje ishte gruaja ime, që nuk jeton më. Një metër më larg ishte djali im, që pati fatin e së ëmës", kujton me sytë e përlotur, i humbur në kujtimet e asaj dite. "Kërkova me sy vajzën time, por vështrimi im i turbullut në ato çaste nuk ma zuri kund dhe për një moment, mendova se edhe ajo nuk jetonte më, por e pashë pak çaste më vonë.... Mbaj mend që tek ca të njohur të mi, që sapo kishin mbërritur, kërkova të njoftonin vëllanë tim, me të cilin nuk kisha shumë që isha ndarë, por gjysma e familjes sime nuk jetonte më. Në atë çast, për mua nuk vlente më jeta, do të kisha preferuar më mirë të më linin atje, por ishte e rëndësishme për mua që t'i bëheshin nderet familjes sime. Do të kisha preferuar më mirë të kisha vdekur bashkë me ta. Por duket se Zoti nuk u tregua aq i keq me mua, se më shpëtoi nga kthetrat e vdekjes vajzën time të vetme", tregon me vështirësi Gjon Marku. Ai vijon më pas me dërgimin e tij në Gjegjan, e më vonë në spitalin Pukës, për të vijuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku sot, bashkë me vajzën e tij të vetme, janë nën kujdesin e mjekëve, që me humanizmin e tyre, mundohen t'i japin kurajo. "Mos u mërzit Gjon", i thotë Dr.Koçeku, që na shoqëron në pavjonet e spitalit për tek të plagosurit e tjerë të aksidentit fatal, që për familjet e të afërmit e tyre, nuk do të mund t'a shuajnë nga kujtesa. Gjoni tregon se autobuzi me të cilin po udhëtonin drejt Fushë- Arrëzit ishte në gjendje të mirë teknike dhe shoferi si drejtues i aftë e korrekt. Njëri prej të afërmëve të tij, Pashku tregon se prej shumë vitesh, Gjoni punon si mësues në Mamurras bashkë me Almën, fati i keq i së cilës e ndau nga rruga, që çifti Marku mendonte t'a vazhdonte për shumë vite të tjera. Aksidenti tragjik, i mbasdites së të shtunës, ku Gjoni, humbi një pjesë të familjes, ndodhi në fshatin Dom të komunës Gjegjan të Pukës, kur një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrëz- Durrës, ra nga një lartësi prej 30-40 metra, pranë lumit Fan ku për pasojë, humbën jetën 14 persona, ndërsa mbetën të plagosur 12 të tjerë, që tashmë ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nën kujdesin e mjekëve të specializuar të tij. "Jemi tepër të pikëlluar nga kjo ngjarje e rëndë", thotë Gjon Marku, ndërsa vlerëson gadishmërinë e angazhimin e qeverisë, ministrinë e Shëndetësisë, Policinë e Shtetit, deri tek Presidenti. "Janë munduar të gjithë të na e lehtësojnë dhimbjen", thotë, ndërsa sytë i trishtojnë në pafundësi... Largohem duke menduar nëse do të mundet Gjon Marku t'a harrojë atë ditë?.../n.m/
KOMENTE