Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës:Fermerët E Verilindjes Gjithnjë E Më Tepër Po Orientohen Nga Pemëtaria
English

Kukës:Fermerët E Verilindjes Gjithnjë E Më Tepër Po Orientohen Nga Pemëtaria

KUKËS, 21 korrik/ATSH-R.Hoxha/.- Në verilindje të vendit fermerët kanë nisur procesin e ridimensionimit të shfrytëzimit të tokës bujqësore, duke e orientuar gjithnjë e më tepër drejt pemëtarisë, si degë që kërkon më pak krahë pune. "Pemëtaria e vreshtaria po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm për fermerët e zonës verilindore, pasi ka një efektivitet më të madh të shfrytëzimit të tokës bujqësore në kushtet aktuale", thotë përgjegjësi i zyrës këshillimore në drejtorinë rajonale të bujqësisë, Sefedin Mata. Emigracioni ka sjellë mungosë të krahut të punës për shtimin e sipërfaqes së tokës bujqësore me të mbjella, që kërkojnë punë deri në vjeljen e prodhimit. Kjo ka bërë që pemëtaria e vreshtaria të shihen si më fitimprurëse për fermerët e këtij rajoni. "Pemëtaria po zë gjithnjë e më tepër vend te fermerët, dhe specialistët tanë kanë një bashkëpunim të mirë me fermerët", thotë drejtori i drejtorisë rajonale të bujqësisë, Arif Rexhmati. Fermeri Hasan Sela nga Gostili thotë se ka tashmë në pronësi 0.4 hektarë të mbjellë me vreshtari, 200 rrënjë kumbulla dhe 50 rrënjë mollë, madje me treg të garantuar, pasi prodhimin e bën raki që ua shet lokaleve të qytetit. Në këtë drejtim ndikim pozitiv ka dhënë edhe projekti "për zhvillimin e zonave rurale" duke dhënë një ndihmesë për shtimin e sipërfaqes së mbjellë me pemëtari. Vetëm këtë vit në shkallë qarku janë mbjellë mbi 3000 rrënjë pemë frutore, kryesisht kumbulla, mollë e qershi në rrethin e Kukësit, 1200 rrënjë në rrethin e Hasit dhe 1800 rrënjë në rrethin e Tropojës. Në rrethin e Kukësit janë mbjellë dhe 2100 rrënjë pjergulla, në rrethin e Hasit 850 rrënjë dhe në rrethin e Tropojës 1600 rrënjë. Ndërsa përmes këtij projekti është investuar një fond prej 21.4 milion lekë, akorduar fermerëve që kanë përfituar përmes miniprojekteve të përgatitura nga vetë ata. Ndërkohë, në rrethin e Tropojës, vend më të rëndësishëm zë kultivimi i gështenjës dhe arrës. Numri i rrënjëve të gështenjave aktualisht ka arritur në mbi 220 mijë, nga 197 mijë që ishte dy vjet më parë, ndërsa me arrë 47 mijë rrënjë, nga 40 mijë rrënjë që ishin dy vite më parë. /a.s/
KOMENTE