Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Negociatat për krizën, pritet një takim i ri Ruçi-Patozi
English

Negociatat për krizën, pritet një takim i ri Ruçi-Patozi

Tiranë, 21 Korrik, NOA –Negociatat për zgjidhjen e krizës politike që prej një viti ka kapur vendin, do të ulin sërish në një tryezë të përbashkët krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi.

Pas një takimi të zhvilluar para pak ditësh, ku kanë caktuar edhe modalitetet e zgjidhjes së krizës, pritet që sot ata të takohen për herë të dytë për të intensifikuar dialogun politik.

Konkretisht, palët bëhet me dije se do të diskutojnë mbi mënyrën sesi do të funksionojë komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, për ngritjen e të cilit është rënë dakord dhe që shumicën në të ta përbëjnë deputetët e opozitës

Pika ende më e debatueshme për të dyja palët mbetet ajo e hetimit të materialeve zgjedhore, siç janë kutitë apo fletët e votimit, për të cilat duket se asnjëra nuk lëshon pe’.

Partia Socialiste kërkon garancinë që këto fletë të arkivohen dhe të mos digjen, për sa kohë do të hetohen materialet zgjedhore, ndërsa mazhoranca deklaron se për to, do të veprohet siç parashikon kodi zgjedhor.

n.e/NOA

KOMENTE