English

Nishani: Me Kosovën, marrëveshje për transferimin e të burgosurve

Tiranë, 21 Korrik, NOA - Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, priti sot në një takim zyrtar homologun e tij të Kosovës, Haki Demolli, i cili ishte në krye të një delegacioni zyrtar për një vizitë 2-ditore në Tiranë.

Takimi mes dy ministrave u përqendrua në vazhdimin e bashkëpunimin të frytshëm që dy palët kanë në të gjitha fushat e drejtësisë, si në fushën e bashkëpunimit juridiksional, për transferimin e të burgosurve, atë të hartimit të ligjeve, administrimit dhe të funksionimit të burgjeve, mjekësisë ligjore, noterisë etj.

Pas takimi, ministrit Nishani deklaroi për median se të dy ministritë do të thellojnë bashkëpunim në zbatim të marrëveshjes së lidhur me parë për transferimin e të burgosurve si dhe kanë rënë dakord të negociojnë për lidhur marrëveshje të reja në fusha si shërbimi i provës, zbatimi i dënimeve alternative, shërbimi përmbarimor, avokatura, në të cilat do të ketë shkëmbime në nivel ekspertësh.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë së Kosovës, falënderoi ministrin Nishani për pritjen e përzemërt dhe miqësore dhe e cilësoi takimin si të frytshëm në fushën e drejtësisë të dy vendeve tona.

n.e/NOA

KOMENTE