Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbledhje - Cameron Dhe Obama, Një Marrëdhënie Të Veçantë, Pavarësisht Bp-Së Dhe Çështjes Megrabi
English

Përmbledhje - Cameron Dhe Obama, Një Marrëdhënie Të Veçantë, Pavarësisht Bp-Së Dhe Çështjes Megrabi

UASHINGTON, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik David Cameron u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me Barack Obamën me të cilin foli për një "marrëdhënie të veçantë" që i lidh të dy vendet pavarësisht disfatave të kompanisë së naftës BP në shtresën e naftës dhe çështjes Megrahi. Në përfundim të një takimi tri orësh në Zyrën Ovale dhe një dreke në shoqërinë e zëvendëspresidentit Joe Biden, presidenti amerikan e shoqëroi të ftuarin të vizitonte Shtëpinë e Bardhë. Gjatë konferencës së shtypit që pasoi, dy liderët konfirmuan "marrëdhënien e veçantë" që i lidh të dy vendet. Barack Obama këmbënguli gjithashtu në faktin që strategjia amerikane në Afganistan është "e duhura" dhe që konferenca ndërkombëtare e Kabulit përbën një "arritje të madhe" për të ardhmen e vendit, ndërkohë që David Cameron u shpreh se në Afganistan janë bërë "arritje të vërteta". Kryeministri ka bërë të ditur së fundi se kërkon kthimin e të gjithë ushtarëve britanikë deri përapra zgjedhjeve legjislative të vitit 2015. Ndërsa Obama, i cili vendosi në dhjetor dërgimin e 30 000 trupave si përforcime, njoftoi se trupat amerikane do të fillojnë të largohen nga vendi në korrik të vitit 2011. Vizita e Cameron zhvillohet ndërkohë që kompania BP, shumë e rëndësishme në ekonominë britanike, është bërë e urryer për opinionin amerikan për rolin e saj në shtresën e naftës në Gjirin e Meksikës që prej fundit të prillit. David Cameron u shpreh se e kupton "zemërimin që ekziston në Shtetet e Bashkuara ndaj BP-së dhe se duhet që BP-ja ta bllokojë rrjedhjen, ta pastrojë zonën dhe të paguajë dëshmpërblimet e duhura". "BP-ja është një ndërmarrje e rëndësishme si për ekonominë britanike dhe për atë amerikane, mijëra punonjës varen nga BP në të dy anët e anët e Atlantikut. Pra, është në interesin e të dyja palëve që ky grup të mbetet i fortë dhe i qëndrueshëm në të ardhmen", paralajmëroi David Cameron. Gjigandi i naftës arriti dje një marrëveshje me konkurrentin e tij amerikan "Apache" për t'i shitur atij shtatë miliardë dollarë aktiva. Operacioni do të bëjë të mundur realizimin e një pjese të madhe të programeve të saj prej 10 miliardë dollarë me të cilat është angazhuar të financojë fondin për dëshmpërblimet e viktimave të katastrofës. Por, BP-ja ishte gjithashtu dje në qendër të vëmendjes së dy politikanëve, ndërkohë që çështjet lidhur me rolin e saj në lirimin nga drejtësia skoceze të libianit Abdelbaset al-Megrahi, i dënuar në vitin 2001 me burgim të përjetshëm për atentatin kundër një avioni mbi Lokerbi, i acarojnë Shtetet e Bashkuara. Për këtë çështje, Cameron u shpreh se urdhëroi dje rishikimin e dokumenteve britanike lidhur me lirimin e Megrahit, por përjashtoi një hetim lidhur me një përfshirje të mundshme në çështjen BP që mendohet të ketë siguruar kontrata në Libi. "Nuk mendoj se kemi nevojë në Britaninë e Madhe për një hetim lidhur me këtë", deklaroi Cameron, i cili pranoi të hënën se lirimi i tij ër arsye humanitare ishte "një gabim". /I.Pu.
KOMENTE