English

PS, Metës: Keqardhje për mbrojtjen dhe justifikimin e milionave të Priftit

Tiranë, 21 korrik, NOA – Pas deklaratave mbrojtëse të ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta ndaj ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i selisë rozë.

Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka deklaroi se “Duke dëgjuar sesi Ilir Meta mbron Dritan Priftin, shprehim edhe njëherë keqardhjen për trafikimin, që grupi i Ilir Metës u bëri vjet 80 mijë zemrave socialiste për përfitime personale e pasurim të paligjshëm në oborrin e pushtetit të Sali Berishës”.

Xhaçka tha se me të tillë keqardhje PS, po sheh mënyrën krejt banale me të cilën zv/kryeministri i këtij vendi në krizë ekonomike, justifikon 1.8 milionë eurot fitim të një ministri, që pasurohet si biznesmen me detyrën shtetërore.

Duke iu referuar deklaratave të Priftit ndaj Ramës, Xhaçka shprehu keqardhjen e selisë rozë, për mbrojtjen që zëvendëskryeministri Meta i bën këtij ministri, që për të mbrojtur veten, flet si rrugaç duke turpëruar shtetin dhe qëndron në detyrë për të mundësuar tjetërsimin deri në fund të pronave të shtetit në prona private të familjeve të pushtetit.

mit/NOA

KOMENTE