Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrahu prindërit, u shiti dhe plaçkat e shtëpisë
English

Rrahu prindërit, u shiti dhe plaçkat e shtëpisë

Korçë, 21 Korrik, NOA – Pasi i dhunoi dy prindërit e tij, duke ushtruar forcë fizike ndaj tyre, ka shitur edhe shumë nga orenditë shtëpiake pa lejen e tyre.

Fjala është për një djalë plangpishës nga qyteti i Korçës, i cili është denoncuar në polici nga prindërit e tij për ushtrim të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj tyre e duke kërkuar madje që ata të merren në mbrojtje nga forcat policore për shkak të frikës që ushqenin ndaj birit të tyre.

Ngjarja u bë me dijeni nga burimet policore të qytetit juglindor, sipas të cilëve, i padituri është Rikardo Feçami, 27 vjeç, i cili tashmë është vënë në pranga prej tyre për veprën penale të “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal dhe “Pengimit për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”, e parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Ka qenë pikërisht babai i tij, K.Feçami, i moshës 61-vjeç, i cili ka denoncuar në polici faktin se djali i tij ka shkelur rregullat e vendimit “Për lëshim urdhri të menjëhershëm Mbrojtje” për të dy prindërit, pasi i lartpërmenduri ka ushtruar dhunë mbi ta dhe më pas, ka shitur edhe disa pajisje shtëpiake.

Materialet për këtë ngjarje, i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE