Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtyrja e mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha me gjendje gripale
English

Shtyrja e mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha me gjendje gripale

Tiranë, 21 korrik, NOA – Mungesa e kryeministrit prej tri ditësh në media dhe mosmbajtja e mbledhjes së përjavshme të qeverisë, si çdo të mërkurë, është sqaruar tashmë nga burime pranë kryeministrit.

Kryeministri Sali Berisha është prej dy ditësh i sëmurë me gjendje gripale.

Sikundër bëjnë të ditur burimet zyrtare pranë shefit të qeverisë, kryeministri po merr mjekim në shtëpi dhe gjendja e tij shëndetësore është në përmirësim.

Kryeministri Berisha mungon në daljet e tij publike pas një axhende të ngjeshur ditët e fundit, që sigurisht kulmoi edhe me një fatkeqësi kombëtare, sikundër ishte tragjedia rrugore në Gjegjan të Pukës, që u mori jetën 14 pasagjerëve të autobusit të rënë në ujërat e lumit Fan i Madh dhe plagosi rëndë edhe 12 të tjerë.

Më pas ishin vizitat e tij gjatë Ditës së Zisë Kombëtare, të dielën më 18 korrik, pranë familjeve të, të cilët humbën në këtë aksident të dashurit e tyre.

Por, ende nuk dihej arsyeja se pse kryeministri nuk kreu të përjavshmen mbledhje të grupit kuvendor të PD-së, të cilën ai e drejton çdo të hënë, në orën 13.00 pas mesditës, ku kryeministri lançon për deputetët, por edhe opinionin publik prioritetet e javës për mbledhjen e përjavshme të qeverisë, që pritet të mbahet po këtë javë, pas shërimit tëe kryeministrit Berisha.

Kryeministri mungoi po ashtu edhe në seancën plenare maratonë të kuvendit e mbajtur të hënën kur u miratua edhe shkurtimi i buxhetit të vitit 2010.

mit/NOA
KOMENTE