Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/Elis Bakaj Befason Hanoverin Në Stërvitje
English

Sport-Merkato/Elis Bakaj Befason Hanoverin Në Stërvitje

E TIRANË, 21 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/.- Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Elis Bakaj gjendet në Austri ku është bashkuar me skuadrën e Bundesligës gjermane, Hanover. Sulmuesi i Dinamos do të zhvillojë një provë disaditore me skuadrën gjermane, që për momentin po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni. Mediat gjermane i kanë berë jehonë stërvitjeve të Elis Bakajt me Hanover 96. Gazeta "Hanorishe Allgemaijne" shkruan se lojtari i Dinamos dhe i Kombëtares shqiptare i ka befasuar të gjithë gjatë stërvitjes në Ptuj të Sllovenisë. "Bakaj, një mesfushor ofensiv, shkruan gazeta gjermane, njihet shumë mirë nga Altin Lala. Të dy i përkasin Kombëtares së vendit të tyre. Klubi aktual i 23-vjeçarit është kampionia e Shqipërisë, Dinamo, për të cilën ai shënoi gjatë sezonit të kaluar 15 gola". Futbollisti i kombëtares, Altin Lala, është bërë shkak që Bakaj të afrohet tek Hanoveri, por tani do të jetë stafi teknik i skuadrës gjermane që do të vendosë për të ardhmen e lojtarit shqiptar. Ndërkohë, miqësorja e sotme që Hanoveri do të zhvillojë ndaj Crvena Zvezdës në orën 18:00 do të jetë testi i vërtetë për qëndrimin ose jo të Elis Bakajt tek skuadra gjermane./a.s/
KOMENTE