Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Unioni Ndërparlamentar, Shans I Madh Për Promovimin E Shqipërisë Evropiane Dhe Kosovës Së Pavarur
English

Topalli: Unioni Ndërparlamentar, Shans I Madh Për Promovimin E Shqipërisë Evropiane Dhe Kosovës Së Pavarur

TIRANË, 21 Korrik/ATSH/.- Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e zv/presidentes së Unionit Ndërparlamentar IPU, drejtoi dje seancën e pasdites Konferencën Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që po mbahet në pallatin e OKB-së, në Gjenevë. Topalli e cilësoi këtë konferencë një mundësi të jashtëzakonshme për të folur për progresin e Shqipërisë dhe veçanërisht për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës duke rritur numrin edhe me vende nga Afrika, Amerika Latine, Azia etj. Proceset integruese të Shqipërisë dhe shteti i ri i Kosovës ishin kryefjalë e takimeve të shumta që kryetarja e Kuvendit zhvilloi me homologë nga e gjithë bota. Në një prononcim për mediat, kryeparlamentarja e vlerësoi forumin si "të jashtëzakonshëm për të folur për një Shqipëri që është transformuar". "Qëllimi kryesor për të cilin unë isha këtu ishte dhe çështja e Kosovës, pavarësia e së cilës është një realitet i pakthyeshëm. Unë e konsideroj një shans të jashtëzakonshëm mundësinë për t'u takuar me një numër shumë të madh kryetarë parlamentesh nga e gjithë bota, me të cilët fola për Shqipërinë, për transformimin e jashtëzakonshëm të saj, brenda një kohe shumë të shkurtër, si dhe për paqen që ka sjellë pavarësia e Kosovës në rajonin tonë", u shpreh kryetarja e Kuvendit, Topalli. /a.s//n.m/
KOMENTE