English

Bashkia E Tiranës, Aksion Për Lirimin E Hapësirave Publike

TIRANË 22 Korrik/ATSH - Gjergji Mima/ - Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot një aksion për lirimin e hapësirave publike nëpër rrugët e kryeqytetit. Drejtori i Kontrollit mbi Territorin në Bashkinë e Tiranës, Hamit Bonati tha për mediat se, "nisma do të shtrihet në të gjithë territorin e Tiranës. Bonati u shpreh se, "kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve të Tiranës për këtë projekt". Bashkia e Tiranës ka nisur planin e masave në rrugët e kryeqytetit, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe për lehtësimin e qarkullimit Sot aksioni u shtri në rrugën e Kavajës, ndërsa një javë më parë u shtri në me kryqëzimin në zonën e "21 Dhjetorit", që i është nështruar zgjerimit të korsive, që do të shërbejnë dhe për kalimin e biçikletave. Sipas Bashkisë, plani i masave ka përfshirë edhe transportin publik, nëpërmjet vendosjes në linja të ndryshme të Tiranës, të autobuzave të rinj për një shërbim sa më cilësor. Plani i masave për përmirësimin e transportit në kryeqytet, do të vazhdojë për gjatë gjithë verës në 23 rrugë e sheshe të Tiranës, ndërsa gjatë gjithë vitit, vend i rëndësishëm do t'i kushtohet dhe funksionit të qendrës së kontrollit të trafikut./a.ke/
KOMENTE