Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha:Besoj Në Një Gjykim Të Drejtë Dhe Të Ndershëm Të Haradinajt Nga Gjykata Hagës
English

Berisha:Besoj Në Një Gjykim Të Drejtë Dhe Të Ndershëm Të Haradinajt Nga Gjykata Hagës

TIRANË, 22 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti të enjten qëndrimin me të cilin kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj iu përgjigj thirrjes së Gjykatës së Hagës, teksa kjo gjykatë urdhëroi rigjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës duke shprehur besim në një gjykim të drejtë dhe të ndershëm nga kjo trupë gjyqësore ndërkombëtare. "Përshëndes dinjitetin me të cilin komandanti legjendar i luftës çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj ju përgjigj thirrjes së Gjykatës së Hagës dhe Ligjit ndërkombëtar. Mos harrojmë se Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës kur u kërkua në Hagë dhe ai atëhere nuk kërkoi as imunitet, por dha dorëheqjen dhe u paraqit si qytetar i thjeshtë i Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare, akt që i bëri nder mbarë Kosovës dhe çdo shqiptari", u shpreh kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp. Kreu i qeverisë vuri në dukje se qëndrimi i përgjegjshëm i z. Haradinaj është në kundërshtim me atë të kriminelit të luftës, serbit Radko Mlladiç, i cili dhe 15 vjet pas masakrës së Srebenicës vazhdon t'i fshihet drejtësisë. "Nëse z. Haradinaj shpëtoi nga kthetrat e vdekjes qindra e mijëra qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe i përgjigjet Gjykatës sa herë që e thërret, një kasap, një xhelat i vërtetë i njerëzve të pafajshëm si Radko Mlladiç rri në vrimën e miut dhe fshihet edhe në 15-vjetorin e masakrës më të madhe të pasluftës së Dytë Botërore", theksoi kryeministri. "Gjykata e Hagës, vijoi kryeministri, ka një eksperiencë të madhe. Ajo ka gjykatës me integritet të lartë dhe z Haradinaj gjatë Luftës së Kosovës u ka shpëtuar jetën me guximin e trimërinë e tij qindra e mijra grave, fëmijëve, burrave, të moshuarve e qytetarëve të Kosovës, të cilët pa ndihmën e tij do të kishin qënë pre e praktikave barbare e ekstremiste të falangave serbe". Një ditë më parë Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi urdhëroi rigjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij të akuzuar për krime lufte. Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës, anuloi pjesërisht vendimin e Gjykatës të prillit 2008, e cila e kishte shpallur të pafajshëm z. Haradinaj. /f.n/
KOMENTE