English

Elbasan: Arrestohet 44-Vjeçari, Vodhi 100 Kilogram Hekur Per Skrap

P ELBASAN, 22 Korrik/ATSH-M. Sadiku /.- Është arrestuar në flagrancë paraditen e sotme ne Elbasan duke vjedhur hekur për skrap nje 44-vjeçar. Burime të Policisë lokale bëjnë të ditur se "është arrestuar shtetasi Bashkim Dervishllari, pasi në ambjentet e fabrikës së gëlqeres "Dollomit Gëlqere", e cila ndodhet në ish-Kombinatin Metalurgjik, është kapur nga shërbimet policore duke vjedhur 100 kg hekur për skrap, sasi kjo e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale. /a.ke/
KOMENTE