Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjnd - Kosovë - Francë: Pavarësia Është E Pakthyeshme
English

Gjnd - Kosovë - Francë: Pavarësia Është E Pakthyeshme

PARIS, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, u shpreh sot ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, GJND, sipas të cilës deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. "Ky mendim shpreh qartë se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim as me të drejtën ndërkombëtare as me rezolutën 1244. Franca gjithmonë e ka mbështetur atë dhe unë shpreh kënaqësinë për këtë vendim", deklaroi Bernard Kouchner në një komunikatë për shtypin. "Mendimi i gjykatës e forcon pavarësinë e Kosovës, realisht e arritur që prej më tepër se dy vjetëve dhe që është njohur nga 69 shtete. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme", shtoi ai. "Duke menduar për zhgënjimin e mundshëm të serbëve dhe kënaqësinë e kosovarëve përsëris miqësinë personale dhe atë të popullit francez me këto dy vende", theksoi ministri, sipas të cilit Serbia dhe Kosova "janë të prirura të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian". /I.Pu.
KOMENTE