Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata: Mungojnë Avokatët, Shtyhet Seanca Ndaj Bandës Së Durresit
English

Gjykata: Mungojnë Avokatët, Shtyhet Seanca Ndaj "Bandës Së Durresit"

TIRANE, 22 Korrik/ATSH/ . - Ka dështuar sot për mungesë avokatësh seanca e radhës ndaj të pandehurve të "Bandës së Durrësit" në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sikurse bënë të ditur burimet zyrtare të kësaj Gjykate, në seancën e parashikuar për t'u zhvilluar sot, munguan disa prej përfaqësuesve ligjore të të pandehurve të procesit, c'ka solli pezullimin e seancës. Ndaj të pandehurve të "Bandës së Durrësit" rëndojnë një sërë akuzash të rënda si, disa vrasje të ndodhura nga viti 1997 deri në 2005, trafiqe ilegale si, ai i lëndëve narkotike, pjesemarrje në grup të strukturuar kriminal etj. Të dyshuarit si pjestarë të kësaj bande janë arrestuar në këto 4 vitet e fundit, në operacione të organizuara nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Si të pandehur të "Bandës së Durrësit" janë 17 persona, përfshi këtu të dyshuarin si kreun e saj, Luzim Berisha. /a.m/a.ke/
KOMENTE