Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi - Dy Të Vdekur Dhe Dhjetëra Të Plagosur Pas Një Aksidenti Rrugor
English

Greqi - Dy Të Vdekur Dhe Dhjetëra Të Plagosur Pas Një Aksidenti Rrugor

R ATHINË, 22 korrik /ATSH-MIA/ - Dy persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes ballore mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën mes Selanikut dhe Verias, njoftoi agjencia greke ANA-MPA. Në autobus ka pasur 50 udhëtarë. Drejtuesi i autobusit dhe ndihmësi i tij humbën jetën, ndërkohë që është plagosur rëndë edhe shoferi i kamionit. Autobusi transportonte fëmijë nga një kamp veror i Selanikut. Sipas informacioneve të para, në rajon ka pasur reshje të dobëta shiu dhe rruga ka qenë e rrëshqitshme. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin fëmijët nga autobusi./ a.jor.
KOMENTE