Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Ka ardhur koha për Shqipërinë Etnike”
English

“Ka ardhur koha për Shqipërinë Etnike”

Gjakovë, 23 Korrik 2010 NOA – Shqiptarët duhet të bashkohen dhe më e pakta që mund t’u bësh është t’u japësh nënshtetësinë që u takon, atë shqiptare.

Kërkesa vjen nga Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar dhe i drejtohet përmes një letre të hapur kryetarit të shtetit, z.Bamir Topi.

Vera Dushi, anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar thotë se ka argumente që bazohen madje në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që sanksionojnë të drejtën e shqiptarëve kudo që janë përtej kufijve ekzistues që të marrin nënshtetësinë dhe kështu të dalë numri i vërtetë prej 15 milionë shqiptarësh në gjithë botën.

Kështu Kushtetuta dhe Preambula e saj shprehen qartë: “Me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”, shkruhet në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kurse Neni 8 përcakton:

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

Më poshtë vijon letra e plotë:

Letër e hapur drejtuar presidentit të Shqipërisë Bamir Topi

Nënshtetësi shqiptare, gjithë shqiptarëve!

Zoti President Bamir Topi,

Po drejtohem juve për t’ju kërkuar që të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria Etnike dhe diasporës t’u jepni nënshtetësi shqiptare.

Nuk ju kërkojmë më shumë, veç atë që ju obligon Kushtetuta dhe Preambula e saj; „...Me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”, shkruan me shkronja të arta në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kurse Neni 8 përcakton:

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

Ka ardhur momenti që te tregoni dhe të veproni shqiptarisht se shqiptaret me marrjen e nënshtetësisë tregojnë se janë komb 15 milionësh

Përballë shovinizmit sllavo-grek, dhënia e nënshtetësisë shqiptarëve të të gjithë trojeve etnike dhe diasporës do të jetë një përforcues të madh të identitetit shqiptar dhe do të tregojë se shqiptarët janë të bashkuar në një llogore të vetme në kërkim edhe të një shteti të vetëm kombëtar, Shqipëria e Bashkuar.

Shpresoj se kësaj radhe do të merrni në konsideratë këtë porosi të lartë kombëtare.

Me respekt,

Vera Dushi, anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar

Gjakovë (Shqipëri Etnike), 22 korrik 2010

KOMENTE
  • Bobi Ristovski23:24 - 26 Mars 2011
    urime shqiperi