Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Krasniqi: Në Emër Të Kuvendit Shpreh Mirënjohje Për Opinionin E Gjnd-Së
English

Kosovë - Krasniqi: Në Emër Të Kuvendit Shpreh Mirënjohje Për Opinionin E Gjnd-Së

ë PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Mendimi i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), rikonfirmon se deklarata e datës 17 shkurt 2010 që shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, ishte një akt për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u shpreh sot në favor të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së Hiasashio Ovada deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. "Republika e Kosovës shpreh zotimin e saj të shprehur në deklaratën e pavarësisë për të qenë një shtet demokratik, laik dhe multietnik, i udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit, i cili do të mbrojë dhe promovojë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse," tha zoti Krasniqi. Zoti Krasniqi falënderoi SHBA, BE dhe gjithë shtetet që kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës. "Shprehim gatishmërinë tonë të sinqertë për të vendosur marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë në të mirë të të dy popujve tanë dhe të stabilitetit dhe prosperitetit politik, social dhe ekonomik të rajonit tonë," tha më tej zoti Krasniqi. Ai u bëri thirrje shteteve që nuk e kanë njohur akoma Republikën e Kosovës që ta njohin atë. Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga 69 shtete. /ch/
KOMENTE