Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend-Topalli: Ka Ikur Koha E Izolimit Të Shqipërisë, Jemi Në Kohën E Integrimit
English

Kuvend-Topalli: Ka Ikur Koha E Izolimit Të Shqipërisë, Jemi Në Kohën E Integrimit

TIRANË, 22 Korrik/ATSH/.- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi sot në seancë plenare se, ka ikur koha e izolimit të Shqipërisë, sot është koha e globalizmit dhe integrimit për të. Kryetarja Topalli replikoi ashpër me deputetët e opozitës, të cilët e akuzuan për udhëtimet e shpeshta të saj jashtë vendit. "Për sa kohë do të jem deputete dhe kryetare e Kuvendit, nuk do të rresht as ditë e as natë, në çdo orë e çdo minutë dhe me sa forcë e mundësi të kem, unë do të komunikoj me çdo vend të Bashkimit Europian. Dhe ka qënë brenda një kohe rekord ratifikimi i MSA-së. Dhe në atë kohë ju (opozita) ishit me bilbila dhe sot mund të jeni me vuvuzela", iu përgjigj Topalli deputetëve të majtë. "Në kohën e ratifikimit të Protokollit të NATO-s, vijoi ajo, ju vazhdonit të protestonit dhe unë shkoja vend më vend, ku kisha fuqi dhe e ratifikuam Protokollin. Dhe sot me sa forcë, fuqi e mundësi të kem, do të shkoj vend më vend për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës. Ka ikur koha e izolimit të Shqipërisë, jemi në kohën globalizmit dhe integrimit dhe unë nuk do të rresht asnjë sekondë, por do të shkoj ku të mundem për heqjen e vizave për shqiptarët". Kryetarja e Kuvendit tha se interesi i opozitës janë dietat dhe rrotat e makinave. "Çirruni sa të doni ju për dietat e Jozefina Topallit, por unë do të shkoj ku të mundem për Shqipërinë dhe vendin tim. Ju jeni të mërzitur se secili prej jush çdo ditë shkon tek zyrat e administratës dhe thotë se pse nuk i japin një makinë dhe dieta, se pse nuk i ndërroni gomat e makinës. Ky ka qënë qëndrimi juaj dhe këtë transmetojani kryetarit tuaj", tha kryetarja Topalli duke iu drejtuar deputetëve të grupit parlamentar socialist./a.s//a.ke/
KOMENTE