Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi I Shqipërisë Ndërpret Punimet Për Të Ndjekur Seancën E Gjnd-Së
English

Kuvendi I Shqipërisë Ndërpret Punimet Për Të Ndjekur Seancën E Gjnd-Së

TIRANË, 22 Korrik/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë në këto momente punimet e seancës plenare të radhës për të ndjekur seancën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila pritet të shpallë opinionin e saj këshillimor për pavarësine se Kosovës. Përmes një monitori të vendosur në sallën e Kuvendit deputetët po ndjekin drejtpërdrejtë zhvillimet nga salla e GJND-së, ku pritet të jepet vendimi për Kosovën.. Për të dytën herë parlamenti shqiptar përcjell në mënyrë direkte një moment të rëndësishëm për Kosovën. Më 17 shkurt 2008 deputetët shqiptarë kanë përcjellë drejtpërdrejtë nga salla e Kuvendit emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./a.s/ch/
KOMENTE
  • Anizel16:43 - 22 Korrik 2010
    ...sjellje e mire kjo.....