Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masteri i Nivelit të Dytë do të njihet si master shkencor dhe jo si profesional
English

Masteri i Nivelit të Dytë do të njihet si master shkencor dhe jo si profesional

Tiranë, 22 Korrik 2010 NOA – Ndryshim në Ligjin për Arsimin e Lartë, Masteri i Nivelit të Dytë do të njihet si master shkencor dhe jo si master profesional. Në këtë mënyrë, studentët i afrohen më shumë doktoraturës dhe për ta, ky ndryshim është një fitore në favor të tyre.

Vendimi u mor në Komisionin e Edukimit të Parlamentit, i cili vendosi që duke bërë ndryshime në ligj, të pranojë kërkesën e ardhur si nga universitetet, pedagogët, dhe nga studentët.

Sipas ndryshimit të bërë, kërkuar kryesisht nga Universiteti i Tiranës, çdo person i cili ka mbaruar Masterin e Nivelit të Dytë, një vjeçar, ka të drejtë të aplikojë menjëherë për të mbrojtur Doktoraturën pasi MND do të konsiderohet si master shkencor e jo si profesional duke qetësuar studentët e diplomuar me sistemin e vjetër universitar.

Ndryshimi erdhi pasi diplomat e deridjeshme universitare, katërvjeçare, rikonvertoheshin por nuk konvertohej në diplomë, MND.

Kurse tani, Masteri i Nivelit të Dytë pra ai 1-vjeçar, konvertohet në Master Shkencor, ndërsa të 90 kreditet e tij, konvertohen për vitin e parë të doktoraturës. Në këtë mënyrë, lëndët që janë zhvilluar gjatë këtij masteri, janë të vlefshme dhe për vitin e parë të doktoraturës.

Ndërkohë, sipas ndryshimit që iu bë ligjit për Arsimin e Lartë në Komisionin Parlamentar të Edukimit, studimet kastor vjeçare, do të njihen si Master Shkencor.

Në këto kushte, ata studentë të cilët i vazhdojnë studimet sipas skemës 4+1, do t’u njihen dy Masterë Shkencorë.

Në këtë mënyrë, ata fitojnë mundësinë që të kalojnë në doktoraturë, duke iu njohur gjithashtu lëndët në vitin e parë të këtyre studimeve të përparuara.

r.n/NOA

KOMENTE