English

Meta: Ligji i SHISH, s’u konsultua me NATO-n

Tiranë, 22 Korrik, NOA Update – Ndryshimet në ligjin për funksionimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, nuk janë konsultuar me partnerët e NATO-s dhe për këtë arsye, ato nuk duhet të merren në shqyrtim nga Kuvendi.

I këtij mendimi është shprehur në seancën e sotme plenare, zv/kryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ku palët po përplasen për amendimet e ligjit në fjalë.

Duke shprehur në këtë mënyrë kundërshtimin e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi miratimin e këtyre amendimeve, Meta deklaroi se ky projektligj duhet të shtyhet në një tjetër seancë plenare.

Kjo edhe për faktin pasi sipas tij, sot pritet një vendim mjaft i rëndësishëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE