Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Vendimi I Gjnd-Së Për Kosovën, Rikonfirmim Për Pavarësinë E Saj
English

Meta: Vendimi I Gjnd-Së Për Kosovën, Rikonfirmim Për Pavarësinë E Saj

TIRANË, 22 Korrik/ATSH, A.Gegvataj/- "Mendimi i GJND-së mbi ligjshmërinë e Kosovës, i hap rrugë përshpejtimit të procesit të njohjes së shtetit të pavarur e sovran të saj, drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), në një të ardhme të afërt", deklaroi sot, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta. Drejtoria e MPJ-së bëri të ditur se,përmjes një deklarate për shtyp, ministri i Jashtëm, Ilir Meta, përshëndeti vendimin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organi kryesor i drejtësisë Ndërkombëtare, që konfirmon në mënyrë të qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një akt i ligjshëm dhe në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Meta deklaroi se "vendimi i GJND-së për Kosovën, është edhe një rikonfirmim i të drejtës së patjetërsueshme të qytetarëve kosovarë për liri dhe pavarësi, si dhe një kontribut për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, në rajon e më gjerë. Shefi i diplomacisë shqiptare rithekson mbështetjen e paekuivok për shtetin e pavarur të Kosovës dhe integritetin e saj territorial, si dhe vlerëson progresin e dukshëm në konsolidimin e pavarësisë, ndërtimin e institucioneve demokratike, në funksion të plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Meta nënvizon "rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë për fillimin e menjëhershëm të dialogut mes autoriteteve legjitime të të dy vendeve për zgjidhjen e çështjeve praktike, në dobi të interesave të përditshme të qytetarëve të tyre, si dhe perspektivës së përbashkët evropiane". Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta shpreh edhe një herë "angazhimin dhe mbështetjen e plotë të Shqipërisë për afirmimin e mëtejshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pjesëmarrjen me të drejta të plota në projektet dhe forumet rajonale, si dhe për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve tona, në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon"./f.n/
KOMENTE