English

Nis seanca, PD-PS konflikt për ligjin e SHISH

Tiranë, 22 Korrik, NOA Update – Vënia në rendin e ditës së seancës së sotme plenare diskutimi dhe miratimi i projekt-ligjit të Shërbimit Informativ Shtetëror, ka shkaktuar debat që në fillim të seancës së sotme plenare, e cila sapo ka nisur punimet e saj.

Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, tha se deputetët e PS janë për heqjen nga rendi i ditës i këtij projekti.

Por kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, iu kundërpërgjigj duke thënë se ky projekt ka kaluar më parë në komision dhe tani i mbetet vetëm Kuvendit që ta kalojë për miratim.

“Ju nuk keni qenë në mbledhjen e komisionit parlamentar të Sigurisë kur ky projekt është diskutuar”, tha Patozi.

Por Ruçi ka replikuar paskëtaj duke thënë se mazho0ranca nuk mund ta përjashtojë opozitën tani që është në parlament.

“Nuk na ka vënë në dijeni njeri për rendin e ditës, na është thënë se ligji nuk është kaluar në Kuvend”, tha Ruçi.

Projektligji në fjalë për Shërbimin Informativ Shtetëror, është kritikuar nga ndërkombëtarët dhe kjo sipas Ruçit, përbën një arsye mjaft bindëse për të mos e miratuar këtë ligj ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE