Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 22 Korrik/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme Gazeta Shqiptare SHISH, BISEDAT SEKRETE NË MESNATË Rikthehen debatet për ligjin e shërbimit informativ, sot seancë ku provohen forcat. Berisha: Pro ligjit, të mos mungojë asnjë. PS: Votë kundër. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Zogaj e Demeti: Si hartuam te shtëpia e Arben Imamit nocionin kundër Berishës. Burgosja e Haradinajt, e shoqja Anita: Bota m'u përmbys para syve. Shatërvani i Zogut shkulet me fadromë e rikthehet me vinç. Gazeta "Koha Jonë" NEGOCIATAT PD-PS, NGECIN TE "VENECIA" Përfundoi pa asgjë të re takimi i dytë mbrëmë, mes krerëve të grupeve parlamentare të PD dhe PS, Patozi - Ruçi. Marrëveshja për zgjidhjen e ngërçit politik pritet të arrihet brenda sesionit parlamentar: Në lidhje me kutitë e votimit, ende nuk ka akord se kush nga palët do t'i drejtohet Komisionit të Venecias. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Ankesat/ Pasagjerët: Autobusët e rinj nuk i dezin kondicionerët. Ndryshimet/ Ligji i Arsimit të Lartë për masterët, fitojnë studentët. Durrës/ Vrasja e biznesmenit, dy në pranga për moskallëzim. Gazeta "Shqip" PROKURORIA "DENONCON" GJYKATËN Brenda një muaji gjyqësori "rrëzon" katër dosje të njësisë Task Force të kryeqytetit. Akuza në alarm. Organi qëndror i akuzës kërkon të analizohen vendimet e prishura. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Shkurtimi i Buxhetit, Gjykatës Kushtetuese i rrezikohen pagat. Ndërpriten financimet për 37 projekte rrugore. PD-PS shpenzojnë edhe një shans. Gazeta "Panorama" SOT NË KUVEND/ SHISH, PS: VOTAT ME LSI PËR RRËZIMIN E LIGJIT Thirren të gjithë deputetët e PS/ Socialistët do të tentojnë sot të gjitha mënyrat për të ndaluar maxhorancën që të miratojë sot në Kuvend ligjin për SHISH, të kundërshtuar nga NATO e SHBA. Kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi, ka deklaruar dje gjatë mbledhjes me deputetët se do t'i bashkojnë votat me LSI për të rrëzuar ligjin. Maxhoranca, në dilemë për ta hedhur në votim projektligjin. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Topi bojkoton Kuvendin për shkurtimin e buxhetit, Kushtetuesja: Nuk kemi para të paguajmë dritat. Kutitë e fletëve të votimit dështojnë negociatat Ruçi - Patozi. Berisha me grip, shtyhet mbledhja e Qeverisë. Gazeta "Shekulli" OFERTA E PD, 8 LIGJE NË KËMBIM TË FLETËVE Negociatat/ Dy krerët e grupeve parlamentare, 75 minuta takim kokë më kokë për hetimin e zgjedhjeve të qershorit. Sot pritet takimi tjetër. PD, kompromis në këmbim të 8 ligjeve që duan 84 vota. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Vrasja e biznesmenit për një celular, pranga dy shokëve të ekzekutorit. Qeveria/ Sëmuret Berisha, shtyhet mbledhja. Rrëshen - Kalimash, deri tani 822 mln euro. Gazeta "Mapo" FREDERIK SKËNDAJ/ RRËFEJ VRASJEN E TIM BIRI NGA POLICIA Intervista/ Babai i 16-vjeçarit Armand Skëndaj rrëfen si e mësoi vrasjen e të birit, kalvarin në morg për të marrë trupin dhe ankthin gjatë arratisjes së djalit të madh. "Negociatat" me Policinë e Lezhës dhe SMS-të për ministrin Basha. "Tim bir e vranë si bandit, do t'i shkoj deri në fund çështjes". Tituj të tjerë të kësaj gazete: Presidenti injoron Kuvendin për buxhetin. Dështon Ruçi - Patozi, asnjë zgjidhje për fletët e votimit. Rishikimi i buxhetit, lista e 47 rrugëve që pezullohen. Gazeta "Rilindja Demokratike" SADRI ABAZI, DEPUTETI I RAMËS QË RRITI PASURINË ME 2.1 MILIARDË LEKË NË VIT NË 09' Hipokrizia e kreut të PS, flet për krizë ekonomike ndërsa milionerët e tij shtojnë pasurinë. Në deklaratën e tij të pasurisë deputeti socialist ka konfirmuar se vetëm gjatë vitit të kaluar ka shtuar pasurinë me një vlerë që kalon 2 milionë dollarët. Bizneset socialiste po lulëzojnë nën qeverinë "Berisha". Tituj të tjerë të kësaj gazete: 400 mijë lekë gjobë kur drejtuesit e automjeteve janë të alkolizuar. Mbi 800 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta biometrike. Gazeta "Integrimi" KRYETARI I LSI-së, META: "TË VOTOJMË VETËM DRAFTE TË KONSULTUARA NGA NATO" Zilia dhe xhelozia e Ramës ndaj Priftit është e vjetër. Të nisë puna për reformën zgjedhore, nuk ka më kohë. Marrëveshja me PD, do t'i qëndrojmë deri në fund. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Patozi - Ruçi, heshtje pas raundit të dytë Zv.ministri i Ekonomisë, Leonard Beqiri "Rama të ndalë sulmin ndaj LSI, të japë llogari për veten". Gazeta "Zëri i Popullit" 8 MIJË METRA KATRORË/ PRIFTI PRONAR EDHE NË PARKUN KOMBËTAR? Ministri duhet t'u thotë shqiptarëve, çfarë lidhje ka me tokën në parkun e madh të Tiranës dhe me projektin "Aqua Park".Kujt ia dha eurot për të paguar familjen pronare të tokës dhe cili doli garant për Prifitn e Berishës dhe Metës? /gj.m/
KOMENTE