Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Patozi: Flamuri i PS me yll, po ta donte Kosovën do hetonte masakrën e Tivarit
English

Patozi: Flamuri i PS me yll, po ta donte Kosovën do hetonte masakrën e Tivarit

Tiranë, 22 Korrik, NOA Update – “Mazhoranca është e gatshme që të dëgjojë të gjitha shqetësimet e opozitës në lidhje me ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror, por jo që t’i imponohet asaj kalendari i punimeve të Kuvendit”.

Kështu u shpreh në fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili i quajti si të pavend arsyet e opozitës se ligji për SHISH-in nuk ka qenë i përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Sipas tij, opozita duhet të diskutojë për ligjin dhe jo të diskutojë për procedura.

Më tej në fjalën e tij, ai ka reaguar edhe në lidhje me çështjen e Kosovës, të cilën në fakt e përmendi disa herë gjatë fjalës së tij, rivali politik Gramoz Ruçi, duke pohuar se Partia Socialiste që mburret se e po mbron atë duke përmendur vendimin e pritshëm sot të GJND-së, nuk ka kontribuar rreth saj.

“Po të donit të kontribuonit në çështjen e kosovarëve, ju kishit marrë pjesë në ngritjen e komisionit për hetimin e masakrës së Tivarit”, apeloi Patozi ndaj opozitës.

“Ju na kujtoni flamurin shqiptar, por ju na nxirrni atë me yll, të cilin ne nuk mund ta pranojmë”, - vijoi më tej kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE