English

Pdu:Vendimi I Gjnd-Së, Ditë Historike Për Mbarë Kombin

TIRANË, 22 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- Partia Drejtësi dhe Unitet përshëndeti sot vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmoi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Në një dekleratë për shtyp, PDU thekson se "GJND-së. korrigjoi në këtë mënyrë gabimin historik të kryer 97 vjet më parë, në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, në korrik 1913, ku padrejtësisht shqiptarët u copëtuan në shtetet fqinje". PDU deklaron se "kjo është një ditë historike jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Greqi e kudo ku jetojnë bashkëkombasit tanë". Në deklaratën për shtyp të PDU-së nënvizohet se "pas pak kohësh, Kosova do të jetë pjesë e OKB-së, pas valës së njohjeve që pritet të pasojnë vendimin e GJND-së, duke i vendosur vulën aktit të pavarësisë së kryer më 17 shkurt 2008 nga bashkëkombasit tanë në Kosovë". /f.n/
KOMENTE