English

Reali për çështjen Benzema-Ribery: Sulmuesi ynë është i pafajshëm

Spanjë, 23 Korrik NOA - Mbështetje e plotë e klubit të Realit të Madridit, për sulmuesin e tyre francez Karim Benzema pas skandalit te perfolur seksual.

Ish-lojtari i Lionit u padit dje në Francë me akuzën se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një prostitutë të miturit.

Menaxheri i përgjithshëm i klubit madrilen, Valdano Jorge tha sot se skuadra është në përkrahjet të plotë të lojtarit deri në fund, sepse të gjithë besojnë në pafajësinë e tij.

“Klubi është i qetë dhe i sigurt ashtu si dhe Benzema, - shtoi Valdano, - i cili ndihet i pafajshëm dhe do ta provojë atë dhe para gjykatave”.

r.b/NOA

KOMENTE