English

SHBA, 5 vjet burg në qoftë se përpiqesh të “heshtësh” qentë dhe macet

SHBA, 22 Korrik NOA - Rrezikojnë deri në pesë vite heqje lirie ata të cilët, në Massachusetts, do të nënshtrojnë në operacione kirurgjikale qentë dhe macet për të zvogëluar zhurmën e lehjeve ose mjaullimave që ata bëjnë.

Ky fakt është i mbështetur nga një ligj i ri në SHBA, i cili ka mirëpritur protestat e organizatave të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve kundër këtyre operacioneve.

Kjo praktikë e quajtur “de-barking” (anti-lehje) për ata, paraqet një mizori të panevojshme ndaj qenieve të gjalla.

Kështu heqja e të lehurave ndaj qenve ose e mjaullimave ndaj maceve shihet njësoj si të hiqej gjuha e një personi.

r.b/NOA

KOMENTE