Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Gjnd Jep Mendimin Për Pavarësinë E Kosovës
English

Shënim - Gjnd Jep Mendimin Për Pavarësinë E Kosovës

HAGË, 22 korrik /ATSH-MIA/ - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të publikojë sot pasdite opinionin këshillimor lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Rasti u dërgua në gjykatë përmes Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që me shumicë votash mbështeti kërkesën e Serbisë. Mendimi i GJND-së nuk është i detyrueshëm, ka vetëm fuqi këshilluese, por ekspertët besojnë se mund të ndikojë në masë të konsiderueshme në rajon dhe në situata të ngjashme në botë. Dhjetorin e kaluar kjo gjykatë dëgjoi argumentet e përfaqësuesve të rreth 30 shteteve. Vende si Kina, Rusia e Spanja e kundërshtuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës edhe para GJND-së. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në krye të vendeve që mbështetën pavarësinë e Kosovës. Një numër vendesh të Bashkimit Evropian, por dhe shtete si Kroacia e Sllovenia, të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë mbështetën shtetin e Kosovës para drejtësisë ndërkombëtare. Në seancën e sotme në Hagë do të jenë të pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiç. Ky i fundit ka deklaruar në prag të vendimit të sotëm se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë. Jeremiç ka theksuar se Beogradi do ta çojë çështjen në vjeshtën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe ekspertët kosovarë të së drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se pavarësia është e pakthyeshme, pavarësisht vendimit të GJND-së. Ky mendim është formuluar dhe nga drejtues të lartë të SHBA-së dhe ekspertë ndërkombëtarë./ a.jor.
KOMENTE