Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Tirana Eleminohet Nga Europa League, Vetëm Barazim Me Utrehtin
English

Sport-Futboll/ Tirana Eleminohet Nga Europa League, Vetëm Barazim Me Utrehtin

-Tirana e mbylli me nder fushatën kualifikuese në Ligën e Europës, duke barazuar 1-1 në "Qemal Stafa" -. TIRANË, 22 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Tirana e mbylli me nder fushatën kualifikuese në Ligën e Europës, duke barazuar 1-1 në "Qemal Stafa" me holandezët e Utrehtit, edhe pse u eliminua në turin e dytë eliminator pas rezultatit të përgjithshëm 1-5, pasi takimin e parë në Holandë e kishte humbur 4-0. Tirana tregoi se është jo vetëm larg emrit të vet, si skuadra 24 herë kampione e vendit, por edhe shumë larg nivelit të kundërshtarit holandez. Volsvinkel shënoi për Utrehtin në minutën e 3-të, ndërsa Lilaj barazoi për bardheblutë në minutën e 11-të. Nga ana e tyre, holandezët e trajtuan sfidën e "Qemal Stafës" si një ndeshje kontrolli, në prag të turit të tretë të "Europa League", falë fitores 4-0 në Utrecht, i cili u jepte komoditetin e duhur për të mos u shqetësuar për asnjë cast. Tirana kaq mundësi kishte, sidomos në ndeshjen e kthimit, sepse krahasuar me kundërshtarin, në të gjithë komponentët, ishte tejet larg, sikurse është në fakt edhe futbolli shqiptar, krahasuar me atë holandez. Kështu, ajo lloj frike, ose më mirë të themi vlerësimi maksimal që i bëri Utrechti skuadrës bardheblu, duke e konsideruar ballafaqimin në kuadrin e "Europa League", si një "sfidë ndaj Ajaksit të Shqipërisë", u konvertua në një rezultat total, të përgjithshëm, 5-1 në favorin e miqve. Duke shtuar numrin e golave të shumtë që pësojnë skuadrat shqiptare në Kupat e Europës. Tirana në turin e parë eliminator eliminoi hungarezët e ZTE-së (0-0, 1-0). - Europa League, turi i dytë Stadiumi "Qemal Stafa" Tirana - Utreht 1-1 Shënues: Lila 11'/ Van Volfsvinkel 3' Tirana: Korunovski, Sina, Pashaj, Osmani, Ahmataj, Lila, Karabeci, S.Lilaj, Hajdari, Plaku, Pejiç. Trajner: Sulejman Starova. FC Utrecht: Sinouh, Cornelisse, Schut, Vuytens, Nesu, Maguire, Lensky, Mertens, Asare, Mulenga, Van Volfsvinkel
KOMENTE