Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të dashurit sekretë bien nga dritarja ndërsa bënin seks
English

Të dashurit sekretë bien nga dritarja ndërsa bënin seks

Lübeck, 23 korrik 2010, NOA - Një aksident i sikletshëm ka ndodhur në Gjermani, ku një çift i dashuruar duke kryer marrëdhënie seksuale bie nga dritarja e një apartamenti në Lübeck. Policia tha se dy personat Mirja P (30 vjeç) e Robert K. (28 vjeç) ndodheshin të zhveshur në parvazin e dritares duke kryer marrëdhënie seksuale. Gjatë raportit seksual gruaja ka humbur ekuilibrin duke tërhequr nga pas dhe partnerin. Të dy u gjetën zhveshur me dëmtime në trup në trotuarin poshtë banesës, edhe pse ata këmbëngulin se nuk kishin bashkë raporte seksuale.

"Ne nuk kemi bërë dashuri, vetëm po përkëdhelshim. Nuk kujtoj asgjë tjetër nga rrëzimi", tha gruaja. Fqinjët, megjithatë, rrëfejnë se dy të dashuruarit ishin parë shpesh në banesë duke bërë seks, ndërsa ishin të mbështetur mbi dritare. Të dy kanë pësuar disa fraktura në trup. Po për gruan nuk mbaron këtu.

Sipas mediave gjermane, ajo ishte e martuar dhe për ironi të fatit është dërguar në të njëjtin spital ku ishte shtruar dhe bashkëshorti i saj. Ai kishte rënë para disa ditësh nga një çati.

a.e./NOA

KOMENTE