Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Opinioni I Gjnd-Së, Përgjigje E Drejtë Historike Ndaj Padrejtësive
English

Thaçi: Opinioni I Gjnd-Së, Përgjigje E Drejtë Historike Ndaj Padrejtësive

PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Opinioni i GJND-së është përgjigje e drejtë historike ndaj padrejtësive, u shpreh të enjten kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. "Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përgjigja më e mirë që i është dhënë botës për të drejtën e Kosovës si shtet legjitim dhe legal, si shtet i konsoliduar dhe funksional", theksoi kryeministri Thaçi nga Uashingtoni, ku ndodhet në një vizitë zyrtare. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u shpreh sot në favor të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së Hiasashio Ovada deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Zoti Thaçi shtoi se mendimi këshillimor i GJND "është një përgjigje e drejtë historike ndërkombëtare ndaj padrejtësive historike që janë bërë ndaj Kosovës". Ai falënderoi te gjithë mbështetësit e Kosovës dhe thekson se opinioni i GJND-së paraqet një ditë historike për Republikën e Kosovës. "Sot Kosova funksionon, do të funksionojë si shtet njëherë e përgjithmonë, sepse e ka edhe bekimin e të drejtës ndërkombëtare, e ka pasur edhe më herët, por sot është rikonfirmuar. Kështu që kjo është një fitore historike për Kosovën dhe rajonin, e në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë me punën tonë për një vend të mundësive të barabarta për të gjithë dhe për integrim në NATO, OKB dhe strukturat tjera euroatlantike", tha Thaçi. Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova e ka ndërtuar bazën e saj legale dhe legjitime, ngase drejtuesit e institucioneve të saj kanë qenë të bindur për të drejtën e Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe sovran. "Vendimi për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt vetëm u rikonfirmua, u legalizua, u rilegjitimua përsëri dhe nga opinioni i GJND-së, kështu që edhe ky është një moment historik, sepse opinioni i GJND-së u jep mundësi gjithë vendeve që kanë hezituar ta njohin Kosovën që ta marrin këtë hap. Ky vendim ka hequr gjithë dilemat", shprehet kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. "Askush nuk duhet të ndjehet si humbës, por të gjithë duhet ta ndjejnë këtë opinion si diçka që forcon shtetin", theksoi Thaçi. Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga 69 shtete. /ch/
KOMENTE